“Rrëfime nga karantina 20 vjeçare”

Rrëfimi është shkruar nga këshilluesja psikosociale

Nderime Xharra Sahatqija, me lejën e të mbijetuarës dhe është shkruar në gjuhën që ajo e ka përdorur.

Jam kon vetëm 14 vjeçe.
Krejt burrat e shpisë patën dale në mal ,disa për me luftu, e do veq me qenë ma të mbrojtun. Patem mbetë krejt gra në shpi, nona, gjyshja, motrat, gratë e mixhallareve, qikat dhe nuset.
Postblloku i policisë nuk u kone larg nga shpija jonë. Një ditë na erdhën dhe na kontrolluan kush jemi në shtëpi. Nuk shkun shumë netë erdhën përseri. I bon krejt gratë rend edhe i qiten me vallezu me muzikë të lëshune. S’kishin qare pa kërcy. Unë kqyrsha prej një skaji se mu nuk më shtinë në atë valle. Kur mbaroi muzika – më krejt të qeshurat e tyne e moren një qikë zhagas. Një grua ma e vjetër i doli pëerpara me e shpëtu. Befas e lëshun atë qikën edhe e muren vet atë. E dërgun në shtëpinë e mixhes, në nje oborr me shtëpinë tonë.
Të nesërmen në mbrëmje erdhën përseri me rrapëllima e shumë zhurmë. Ai më i rendësishmi nga ata erdhi shikoi rreth e rrotull dhe sytë i ndali tek unë. Komandant ,komandant, i kam dëgjuar shumë mirë duke e thirrë. Veq me dorë dha shenjë nga unë dhe dy të tjerë me veçuan mua. Nona ia dha piskamës u mundojke më m’ngreh afër vehtës e ata sa mujshin me ngrejshin nga vetja. M’kujtohet që nona ju ka thonë: ku po e qoni ajo eshte veq nje fmi. M’ka ngreh noni për duarsh edhe m’ka qu te shpija e mixhes po në atë shtëpi që tani më ishte shumë e njohur për ata. Tu ngjit shkallëve m’folke diqka prej gjesteve e kam marre vesh që më mërrke më të mirë. M’ka shti brenda në dhomë po çelesin e ka hek prej derës edhe e ka mshele derën prej së jashtmi. Kur kam hi në dhomë e kam pa komandantin krejt të deshun. Automatin e kish pase lone për toke. E vogël jam konë me moshë po me trup si e madhe u doksha. E kam pa automatin edhe kam msy mi marre as vet se di çka kam dashtë me bo veq kam m’sy te automati. Ai ma ka m’shu fort në fëtyrë edhe ka qesh me të madhe. Gjaku më shkojke fëtyrës po vetëdijen se kam humb. Masandej m’ka dhunu…. Nja dy orë më kanë thonë që m’ka majtë. Ka dhonë shenjë edhe dikush ja ka qelë derën nga jashtë. Si ka dalë komandanti ka hy në dhomë ky ushtari. M’i ka mbledhe teshat edhe u mundojke me m’vesh po teshat krejt të shkyne e ‘skish çka me m’vesh. E ka marrëë një qarshaf q’aty në dhomë edhe ma ka qite trupit. Ai qajke bashke me mu. Send nuk ndijsha veq një fare ushtime m’vike n’kry edhe n’veshë. Krejt e përgjakun fëtyrës edhe poshtë. Kam marre mu qu po mu kanë marr mendt Ai ushtari m’ka ndihmu me ecë pak. Si jam dale te shkallët kam marr hyz edhe jam ra prej ballkoni. Jam ra me fetyre per toke. Po kurgjo s’me ka gjet-gjalle kam mbete. Ai ushtari m’ka marr para duarve edhe m’ka qu te nona –aty ku m’kanë marr.
Krejt e lodhne jam konë po vetëdije kam pasë. Nona piskatke me të madhe mjera unë cka mi kanë bo qikës gjyshja veq kukatke e unë as e gjallë, as e vdekun. Veq lot me shkojshin…
M’ka marre dikush prej grave m’ka shti në banjo e m’ka pastru veq pak. Ai ushtari, ju kish pas thone grave ma mire eshte me u largu prej ketij vendi.
M’kanë qitë në një kolicë të plehut se s’kisha këmbë me ecë edhe jena shku në atë vend ku janë kon burrat.
Kur m’ka pa baba, njëherë ka kujtu se jam rrëzu kur është afru ma afër e m”ka pa tana anet gjak, e ka kap kryt në dorë edhe bërtitke sa mujke: e kam dorëzu granimin me duart e mija.
Te tan u bon si të qmendun edhe thojshin mos thuni se çka i kanë bo po thuni se u rrëzu qika. Qaty jam ra në kllapi e kur jam zgju ish kon vllavi tu më nejt te kryt po unë piskatsha me të madhe se nuk e njihsha, se është vllavi i jem. Ai me merrke me të mirë edhe ma thojke emnin e vet deri sa e kam kuptu ku jam. Deri sa e kam marr vehten të gjithë janë kujdes për mu edhe veq me të mirë më kanë marr. Edhe mas luftës kur erdhi koha me shku në shkollë u qun vllaznia i thanë babës me më leju me shku. Ai pranoi se ju kisha pas dhimtë edhe unë shkova në shkollë të mesme. Shpejt ja nisa me pas dhimtë në gjithë trupin. Ju kallzova në shpi se po kam dhimtë po baba nuk m’la me shku te doktori.
Tha: është e re edhe e marrin vesh çka i ka ndodh.
Problemet fillun me mu shtu po ma as nuk kallzojsha , se frika e babës e s’ bojsha zo. Une dojsha me fole për këtë punë po motrat m’u dokshin se s’po me kuptojnë e edhe vet e kuptojsha se s’po kane qejf m’i përmend këtë punë se me siguri e kanë pas puna e nonës mos me ndi nona se menjëherë u smujke. Një kohë i kesh ngjite gruas që e patën marr para meje – se të ajo e gjejsha mbështetjen .
Po edhe ajo frika e burrit të vet një ditë m’tha ma mire mos ta përmendim këtë punë edhe vetvetiu harrohet.
Kurrë mo se kam përmend këtë punë me kërkend.
Në shkollë e ndijsha vehten mirë edhe fillova me u afru me një djalë shok të shkollës. Fillova me e dashte. Prej që u afrum shumë i kallzova krejt çka m’ka ndodhe. U tmerru nuk dijke çka me thanë. Të nesermën dhe disa ditë rend nuk ka dalë në shkollë. Unë mendojsha se nuk ka më ardhë më në shkollë se s’po ka qejf me m’taku mu. Kur u ardhe pas disa dite mu ka dok se ish rritë ish ba burr për disa ditë.
Ma zgjati dorën edhe m’tha: unë ty gjithmonë kam me të dasht unë kam me u martu me ty. Unë ty nuk të lë edhe ma dha besën se kështu ka me ndodh.
Mas një kohe ju kallzova në shpi se e kam gjetë një djal.
Baba jem nuk më besojke edhe m’tha: kush është ai i marrë që të merr ty!!! “Kurkush normal nuk të merr edhe gjithmonë ka me ta përmend” Po ne i befasuam të gjithë, u martuam. Familja e burrit nuk di as sot e kësaj dite cka më ka ndodh. Pas martese jam ba operacion në gjinjë dhe burri më ka dergu ku kam pas nevojë nëpër mjek. Për fat kam arritë me pas fëmijë.
Kur lajmërun se mund të paraqitemi për pension kam vendos me u paraqitë edhe kam fillu me marr pjesë edhe në takime me grupin e grave të mbijetuara.
Baba ka dëgju në televizor për të drejtën tonë edhe m’ka thirrë. M’ka ulë edhe m’ka urdhëru mos me e bo këtë marre e me u paraqitë. JO i kam thonë kam me shku e kam vendosë. Pas sa dite m’ka thirrë bashkë me burrin.
“ Ti jo vetëm që e ke marr për grua por edhe po e lejon me u paraqitë” i ka thonë.
Për qiken e vet, që vet me sy m’ka pa se çka më kanë bo. Aty e kam kuptu, se ai m’ka mëshiru, ai edhe në shkollë m’ka lëshu nga mëshira, ka kujtu se mo kërkush nuk më merr.
Atë ditë me vendosmëri para burrit tim i kam thone : E kam vendose m’u lajmeru ma keq që m’ka ndodhe nuk bohet ma shumë. Veq kur e kam pa babën që u ra për toke. Ka mbet i shtrirë në shtrat për një kohë.
Kurrfarë dhimbje për të s’kam ndi… veq e kqyrsha … Jam bo guri.
Kur ju kallzova shoqeve në grup se çka m’ka ndodhë u mundun me ma hek pak…
Po prej dashnisë e ka pas me të mbrojtë ty e ka pas.
Une e di se ai më do e di se ai ma mirë nuk di. Por, veq une e di si e kam ndi vehten para burrit tim.
Nuk e di çfarë dashnie është kjo nuk e di prej kujt ka dashtë me më mbrojtë, se kur kam pas nevojë kërkush s’ka mujtë me më mbrojtë.
Une kam pas nevojë me m’ dashtë kam pas nevojë me m’përqafu edheme m’thonë qika jeme, qika jeme e mire, nuk kam pas nevojë ai me vendosë çka me bo me jetën teme.
Unë e kuptova, se ai mendon me i bo krejt si vehten edhe burrin tim. Por burri im nuk është si ai. Ai është edhe burri im edhe shoku im . Ai asnjëherë nuk ka kërku mirënjohje nga unë , që më ka martu. Kurrë nuk është sjellë si komandant i jetës teme.
Se ai shumë mirë e ka kuptu se çka domethënë për mua ”komandant”.

This post is also available in: English

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *