Misioni

Misioni i Medica Gjakovës është ta përmirësojmë gjendjen mendore dhe fizike të grave të mbijetuara nga dhuna si dhe ndikimin mbi politikat sociale në mbështetjen e mirëqenies se grave dhe integrimin e tyre në të gjitha fushat jetësore. Për këtë qëllim, është zhvilluar një strategji të dyfishtë, përfshirë aktivitete të nivelit bazë duke ofruar këshillime psikosociale dhe gjinekologjike, si dhe aktivitete të zhvilluara në nivelin shoqëror dhe politik. Strategjitë sociale dhe politike përfshijnë aktivitete që kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë të grave të sulmuara nga lufta dhe nevoja për formësimin e politikave në interes të mirëqenies së grave dhe integrimin e tyre në shoqëri . Duke përdorur këtë qasje të veçantë, Medica Gjakova ndihmon gratë për të kapërcyer stigmatizimin dhe për të thyer këtë temë tabu që është shumë e pranishme dhe ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe të drejtat e grave në veçanti.

Medica Gjakova vazhdon me kete mision duke pasur parasysh zhvillimin e aktiviteteve në vijim:

– Këshillime psikosociale individuale dhe grupore në qendër dhe në teren;
– Ofrimin e këshillave të përgjithshme shëndetësore në fshatrat e rajoneve ku vepron Shoqata;
– Këshillime/Vizita primare gjinekologjike në qendër dhe teren ;
– Këshillime dhe asistencë juridike në qendër dhe në fshatra;
– Përpilimin e parashtesave dhe përfaqësim të përfitueseve pranë organeve gjyqësore dhe autoriteteve të tjera publike;
– Fuqizimin ekonomik të grave.
– Organizimin e kurseve edukative dhe profesionale nëpër fshatra dhe në lagje të banuara me grupe të grave minoritare;
– Punë publike dhe lobizim per çështjet e gruas.
– Organizime të punëtorive, seminareve dhe konferencave për çështje të të drejtave të grave dhe barazi gjidire.

This post is also available in: English