Medica Gjakova, është organizatë joqeveritare, jofitimprurese që ka për qëllim përmirsimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunes në baza gjinore gjatë luftes në Kosovë, si dhe integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo synohet të arrihet perms qasjes multidisciplinare duke ofruarshërbimepsikosociale, gjinekologjike, këshillime juridike dhe fuqizimin ekonomik, si dhe me aktivitete avokimi për të ndikuar në politikat për përmirsimin e statusit të këtyre grave në nivel local dhe nacional.
Aktivitetet e Shoqatës:
· Ofrimin e këshillave të përgjithshme shëndetsore në fshatrat e rajoneve ku vepron Shoqata;
· Këshillime/Vizita primare gjinekologjike në qendër dhe terren ;
· Këshillime dhe asistencë juridike në qendër dhe në fshatra;
· Përpilimin e parashtesave dhe përfaqësim të përfitueseve pranë organeve gjyqësore dhe autoriteteve të tjera publike;
· Fuqizimin ekonomik te grave;
· Organizimin e kurseve educative dhe profesionale nëpër fshatra dhe në lagje të banuara me grupe të grave minoritare;
· Punë publike dhe lobizim per çeshtjet e gruas;
· Organizime të punëtorive, seminareve dhe konferencave për çështje të të drejtave të grave dhe barazi gjinore;
This post is also available in: English