Projektet e implementuara:

Titulli i projektit:

Themelimi I Kooperatives së grave për sigurimin dhe krijimin e standardeve themelore të jetesës të grave në Kosovë – me fokus të veçantë për gratë e veja dhe të mbijetuarat e dhunes seksuale gjatë luftës”

Numri I Projektit: BMZ 2009.1577.7

Kohzëzgjatja: 01.04. 2011 – 28.02.2013

OrganizataT: medica mondiale e.V. (mm) aplikues,

Shoqata e Grave Medica Gjakova (MGJ) partner implementues.

Titulli i projektit:

Qëndrueshmëria e Shoqates Medica Gjakova

Kohezgjatja:  01.03 – 30.04.2013

Organizata: Shoqata e Grave Medica Gjakova

Titulli i projektit:

Krijimi i mundësive për gratë e margjinalizuara të komuniteteve RAE për të kërkuar të drejtat e tyre

Kohëzgajtja:  01.Prill 2013 –  30 Shtator 2013

Organizata: Shoqata e Grave Medica Gjakova

Titulli i projektit:

“Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes sensibilizimit për  çështje specifike gjinore të shëndetit seksual për të rimarrë kontrollin mbi vetveten dhe jetën e tyre”

Kohëzgjatja:  13.Maj – 13 Nëntor 2013

Organizata: Shoqata e Grave Medica Gjakova

Titulli i projektit:

Fuqizimi I grave viktima të dhunes dhe tortures gjatë konfliktit në Kosovë

Kohëzgjatja:   01.04. 2013 – 31.03.2016

Organizata: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave te Trafikimit (KRCT) aplikues,

& Shoqata e Grave Medica Gjakova (MGJ)- implementuese.

UN-Women Prishtina-Kosova

Titulli i projektit:

Vlerësimi I nevojave dhe situates së të mbijetuarave të dhunes seksuale gjatë konfliktit”

Kohëzgjatja: 01-31.08.2016

Organizata: Shoqata e Grave Medica Gjakova (MGJ).

Titulli i projektit:

“Mbështetja e grupeve vetë-përkrahëse të mbijetuara të dhunës në përgjithësi, dhe të dhunës në baza gjinore, si dhe qasja në të drejtat e tyre në shëndetësi, drejtësi dhe sistemin social në Kosovë”

Periudha implementuese: 01.11.2013 – 30.10. 2016

Organizatat implementuese: medica mondiale e.V. Cologne – (aplikuese),

Shoqata e Grave Medica Gjakova, MGJ – organizata implementuese,

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Tortures në Kosovë , KRCT – organizatë partnere implementuese.

Inisiativa për Kkomunitetet Kosovare, IKC – organizate partnere implementuese.

Shoqata e Grave Medica Gjakova në partneritet me Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Tortures në Kosovë.

Qellimi:

Projekti synon  të i kontribuon zvogëlimit të dhunës ndaj grave, dhe të ndihmon ndërprerjen e   konfliktit dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Me kete projekt do te permirësohet mirëqenia e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore dhe siguria e tyre do të rritet. Gratë dhe vajzat do të fillojnë të inegrohen në të gjitha aspektet e jetës publike.

Gratë e grupeve të synimit do të kanë kompetenca më të mëdha për vetë-perkrahje,  dhe do të janë në gjendje  të tejkalojnë përvojat e tyre të dhunës.

Me perfitimet e siguruara nga shitja e prodhimeve bujqësore dhe blegëtorale, ato do të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike, pasi që  Kooperativa e Grave Fermere  “Duart e Dardanes” është duke konkuruar me sukses në treg.

– Gratë e grupit (ri) të synimit (duke përfshirë edhe pakicat etnike) do të kanë qasje në këshillime psikosociale mbi ndjeshmëritë traumatike, në përkujdesjen gjinekologjike dhe në këshillat ligjore falas.

– Gratë e grupeve te reja të synimit do të fuqizohen, dhe do të kanë përgjegjësi më të madhe për vetë-përkrahje duke qenë në gjendje  të tejkalojnë përvojat e tyre të dhunës.

Titulli i projektit:

Fuqizimi I qëndrueshmerisë dhe të të drejtave të grave nëpërmjet përkrahjes sociale, psikologjike dhe ekonomike për të mbijetuarat e dhunes seksuale në Kosovë”

Periudha implementuese: 01.06.2016 – 31. 03.2018

Organizatat implementuese: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Tortures në Kosovë, KRCT – organiztae aplikuese;

Shoqata e Grave Medica Gjakova, partnere implementuese.

Qëllimi:

Projekti synon të përmireson mirëqenjen e përgjithshme sociale, psikologjike dhe ekonomike të të mbijetuarave të dhunes seksuale dhe anëtarëve të familjeve të tyre në zonat në konflikt, duke iu ofruar qasje në drejtësi, rehabilitim  dhe programe tjera përmiresuese. Projekti gjithashtu përkrahë dokumentimin dhe hulumtimin e dhunes seksuale, si dhe promovon ngritjen e vetëdijes për thyerjen e stigmatizimit shoqëror.

Për të arritur qëlliimin e projektit, Medica Gjakova dhe KRCT do të ofrojnë si në vijim:

  • Shërbime psikosociale dhe shëndëtesore – Shërbimet psikosociale dhe shëndetësore mbi traumen dhe dhunen në baza gjinore do të ofrohen me qellim të fuqizimit individual të grave, duke I prirë fuqizimit dhe përmirësimit të pozites së tyre në familje. Kjo do të iu mundson qendrave përmiresuese dhe të mbijetuarave që të përfshihen në aktivitete avokuese, me qellim të adresimit të nevojave të të mbijetuarave si pasojë e përjetimeve të hidhura nëpër të cilat kanë kaluar ato. Me anë të kësajë përkrahje, programi do të ofron aktivitete për përmirësim (përkrahje shëndetësore, sociale dhe juridike) , për implementimin e legjislacionit mbi adresimin e të drejtave të të mbijetuarave.
  • Masat ekonomike që do të ndermirren, do të iu ndihmojnë grave të ndërtojnë kapacitetet e tyre, të përfitojnë të ardhura për të përkrahur vet-veten dhe anëtarët e famijeve.
  • Ngritja e kapaciteteve të Komisionit, dhe të qendrave sociale në kuader të Ministrisë së Punes dhe Mirëqenies Sociale, në nivel rajonal për dokumentimin dhe hulumtimin e të drejtave civile dhe dhunes seksuale. Programi do të kontribuon në qasjen specifike gjinore ndaj të mbijetuarave dhe kështu të arrihet dokumentimi efektiv I të mbijetuarave të cilat aplikojnë për nohjen e statusit të tyre.
  • Aktivitetet që do të realizohen së bashku me të mbijetuarat dhe komunitetin (duke përfshirë edhe burrat, rininë dhe përfaqësuesit fetar) do të kontribuojnë në ndryshimet e normave shoqërorete në lidhje me Të Drejten Civile dhe Dhunen Seksuale.

Titulli i projektit:

“Fuqizimi i stabilizimit dhe të drejtatve grave përmes mbeshtetjes sociale, psikosociale dhe ekonomike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë

I implementuar nga: Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të tortures-QKRMT në partneritet me Medica Gjakova-MGJ.

Kohëzgjatja: 11 Qershor 2018 – 31 Mars 2019

This post is also available in: English