Vazhdojmë me komunën e Gjakovës – THTP
Dita rezultoi me përfundimin e suksesshëm të modulit të tretë të trajnimeve në kuadër të programit të THTP- së për 25 Profesionistë Shendetësor nga spitali regjional “Isa Grezda” në Gjakovë.
Trajnerë dhe ndihmës trajnerë nga ky institucion ofruan trajnimin me temën “Vetëkujdesi dhe praktikat e vetëkujdesit” për grupin e profesionistëve shëndetësor (mjek dhe infermier) nga i njejti institucion.
Të gjitha këto trajnime kanë për qëllim pasurimin tutje të njohurive mbi vetëkujdesin dhe qasjen ndaj të mbijetuarëve për një shërbim cilësor dhe të ndjeshëm ndaj stresit dhe traumës në institucione publike shëndetsore.









Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!