Vizitë nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci
Në Medica Gjakova ishte për vizitë Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci.
Drejtorja ekzekutive znj. Mirlinda Sada dhe përfaqëseset e sektoreve të MGJ, Shpresa Frrokaj, Dorina Sahatqija Pozhegu dhe Vesa Kryeziu, njoftuan Ministren Haxhiu dhe Ministren Nagavci për punën e vazhdueshme, sfidat , vështirësit dhe sukseset.
U diskutua edhe rreth nismave ligjore që kanë të bëjë me mbrojtjen e të mbijetuarëve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale, njëherit edhe ofroi mbështetje institucionale për to. Gjithashtu, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënësit e Shkollave të Mesme të Larta, si dhe nismat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
Vizita u realizua në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale”.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!