Përfundoi trajnimi 4 ditor me mësimdhënësit e Shkollave të Mesme të Komunës së Gjakovës

Përfundoi trajnimi 4 ditor me mësimdhënësit e Shkollave të Mesme të Komunës së Gjakovës. Trajnimi u mirëprit nga mësimdhënësit. Përveç njohurive të marrura, mësimdhënësit shprehën gadishmërinë e tyre që t’i aplikojnë këto njohuri me nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta të çdo shkolle ku ata japin mësim.
Nxënësit do të mësojnë më shumë për traumën, stresin, dhunen në baza gjinore dhe dhunën seksuale në konflikt. Pas orëve që do të realizohen me nxënësit, pritet nga ta që të: kuptojnë efektet e dëmshme të stresit dhe traumës, të vetëdijësohen për pasojat negative të dhunës në baza gjinore, si dhe të njohin dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Nxënësit, do të kuptojnë rëndësinë që ka kërkimi i drejtësisë për të mbijetuarit dhe sfidat që i ka ky proces.
Të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale do të ndjehen më të pranuar nga fëmijët dhe familjarët e tyre, ndërsa mësimdhënësit do të jenë bashkëpunues me Organizatën Medica Gjakova
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *