Forumi dy ditor Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Stafi i Medica Gjakovës mori pjesë në forumin dy ditor Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, poashtu prezantoi punën e Medica Gjakovës përmes Raporteve, Broshurave, Librit “Unë jam Anemone” dhe punimeve të ndryshme të organizates.
Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës u organizua forumi i parë ndërkombetar dy ditor për grate, paqen dhe sigurinë i cili u organizua me iniciativen e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në bashkëpunim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëkohesisht Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz. Poashtu për këtë organizim u bashkëpunua edhe me një numër të madh të bashkëpunëtorëve vendor dhe ndërkombëtar. Ky organizim nga Qeveria e Republikës së Kosovës ishte një ndër zotimet në Samitin për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes Joe Biden dhe synon të vazhdojë tradicionalisht edhe vitet e ardhshme.
Temë e edicionit të parë të forumit për gratë, paqen dhe sigurinë ishte ndertimi i aleancave për paqe të qëndrueshme dhe u reflektua mbi sukseset dhe sfidat e agjendes së rezolutes 1325, 22 vite pas miratimit të kësaj rezolute. Forumi ishte platform edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribouar në mënyre thelbësore në proceset e paqes dhe sigurisë. Ky forum përcolli qartë mesazhin se paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Republikës së Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal si dhe global. Edicioni i parë i forumit i’u kushtua trashigimisë së ish Seketares së Shtetit Ameriakn Madeleine Albright, mikes së madhe të Kosovës, e cila iku ne amshim muaj më parë.May be an image of 2 people, people standing and indoorMay be an image of bookMay be an image of 4 people, people standing, indoor and text that says 'WOMEN PEACE SECURITY BUIL DING ALLIANCES FOR SUSTAINABLE PEACE sforum-rks.com WiamJ Cinton'May be an image of 8 people and people standing
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *