10 VITE BURGIM KRIMINELIT PËR DHUNIM SEKSUAL GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Më datë 5 korrik 2011, për herë të parë u dënua krimi i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. ” Faji” i cili pa të drejtë rëndonte mbi supet e të mbijetuarëve nga sot filloi të kalojë në supet e kriminelëve që bënë këtë krim makabër.
Lufta jeton gjatë në kujtimet, plagët dhe dhimbjen e atyre që e kanë përjetuar. Është përgjegjësi e secilit prej nesh, të kërkojmë dhe lobojmë që drejtësia të merr kuptimin e duhur.
Sot është një ngjarje e madhe, dhe njiherit një shpresë më shumë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Medica Gjakova, i inkurajon gratë dhe vajzat, burrat dhe djemt që kanë përjetuar dhunë seksuale të i denoncojnë dhunuesit, sepse vetëm kështu dhimbja jonë merr kuptim, plagët rikuperohen dhe shpirti ndjehet më i qetë. Përkrahja për të mbijetuarit nuk ka munguar prej vitit 1999 dhe nuk do të mungojë as sot.
NE, JEMI ZËRI JUAJ
DREJTËSIA PO VIHET NË VEND!
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *