TEKNIKA TË BALLAFAQIMIT ME SITUATEN E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19

Sa e rendesishme është të kujdesemi për gjendjen tonë emocionale në këtë situatë?

Virusi COVID-19, është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si pandemi globale. Kjo pandemi ka shqetësuar dhe vazhdon të shqetësoj shumë njerëz. Izolimi në shtëpi dhe karantinimi mbartë në vete një ankth dhe shoqërohet me gjendje të vazhdueshme stresuese dhe si rezultat I gjendjes së renduar emocionale, njerëzit mund të ndjehen keq në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen.
Në këtë situatë është shumë e rëndesishme të menaxhojmë emocionet tona dhe të flasim me profesionistët e fushës, gjithashtu të mësojmë disa teknika të vet-rregullimit dhe teknika të cilat mund të ndikojnë që niveli I stresit tonë të jetë optimal.
Duke parë se sa shumë jemi të ekspozuar lajmeve të shkruara, televizive dhe internetit, është mirë të gjejmë mënyra se si të I përballojmë këto informata, apo si ti kanalizojmë ato. Fillimisht rëndesi primare ka të ndjekim rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (http://niph-rks.org/) dhe Ministrisë së Shtëndetësisë (http://msh.rks-gov.net/) , për qëndrimin në shtëpi, mbajtjen e higjienës personale dhe rekomanimet tjera se si të mbrohemi nga infektimi me virusin COVID-19.
Ekspozimi në nivel shumë të madh të informacioneve negative, rrit nivelin e frikës dhe të ankthit. Vazhdimisht në media flitet për vdekjet e shumta që është duke shkaktuar virusi në nivel botëror, tani numri I të infektuarve është duke u rritur edhe në vendin tonë, pastaj flitet për rritjen enorme të numrit të të infektuarve dhe gjithashtu edhe shërimit të ngadalshëm tyre, në nivel botëror. Të gjitha këto informata, janë të dëshme për gjendjen tonë emocionale, për këtë arsye duhet të I kushtojmë rëndësi ballafaqimit me këto informata.

Disa nga sugjerimet e Sektorit Psikosocial të Organizatës Medica Gjakova janë:

USHTRIMI I FRYMËMARRJES
Punoni me frymëmarrjen tuaj, sa herë ndjeheni në stres dhe ju duket sikur fryma juaj është duke u ndalur apo keni frikë që nuk keni air të mjaftueshem, merrni frymë thellë 3 herë me hundë në mënyrë të ngadalsuar dhe lëshoni frymen me buzë, gjithashtu në mënyrë të ngadalsuar. Përserisni këtë ushtrim sa herë të ju nevojitet brenda ditës, por jo më shumë se 3 frymëmarrje.

USHTRIMI I TOKËZIMIT- Ushtrimi me limon
Krejtë çfarë ju duhet është një top I butë jo më I madh se një top I tenisit. Paramendoni se topi është një limon. Filloni t’a shtrydhni topin me sa forcë që të keni me dorën e djathtë. E mbani të shtrënguar për disa sekonda, merrni frymë thellë me hundë dhe lironi frymën me buzë pastaj I hapni gishtat ngadalë, të njëjtin veprim e përsërisni edhe me dorën e djathtë. Pastaj vendoseni topin në tokë, dhe filloni t’a shtypni me këmbën e majtë. Mbani të shtypur për disa sekonda dhe filloni t’a lironi ngadalë. Merrni fymë thëllë – lironi frymën ngadalë përderisa e zhvendosni këmbën nga topi. Të njëjtin veprim përsëriteni edhe me këmbën e djathtë. Merrni topin dhe vendoseni në mes të dy gjunjëve. Shtypeni topin duke imagjinuar se po shtrydhni limonin me sa forcë të keni, merrni frymë thëllë dhe lironi frymën. Më këtë ushtrim do të vëreni që muskujt tuaj ndjehen më të relaksuar. Ku ushtrim mund të bëhet edhe në një grup të vogel së bashku me anëtarët e familjes.

Ushtrimi: Si mund të e praktikoj unë kujdesin ndaj vetës?

Ka shumë ushtrime se si mund të praktikohet vetkujdesi. Ajo çfarë mund të ju ndihmoj juve mund të mos I ndihmoj dikujt tjetër. Gjëja më e rendesishme është të kujdeseni për veten. Këtu janë disa teknika që mund të ju ndihmojnë për vetkujdes:

Gjumi: gjumi është esensial për ruajtjen e shëndetit të plotë, është e rendesishme që orari I gjumit të mos ketë shumë ndryshime, ritmi I gjumit preferohet të jetë I njejtë.

Kotja: kotja gjatë ditës mund të ju ndihmoj në ruajtjen e nivelit të energjisë.

Ushtrimet trupore: hulumtimet tregojnë që ushtrimet trupore mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit, përmirësojnë disponimin dhe ju ndihmojnë të flini më mirë.

Bëj diçka që të pëlqen: gjej kohë për pasionet dhe hobit tuaj, mund të jetë ngjitja në lartësi, punëdore, vallzim, leximi etj. Hobit mund të ndihmojnë që të nxjerrni jasht dhe të menaxhoni stresin gjithashtu edhe mund të rrisin nivelin e lumturisë.

Shpenzimi I kohës me miq dhe familjarë. Hulumtimet tregojnë që të kalosh kohë me njerëzit që I don është shumë mirë dhe ndikon në lumturinë tuaj. Gjejë kohë të kalosh me shokë dhe me anëtarët e familjes. (në këtë situatë mund të përdorësh rrjetet sociale dhe jo takimin fizik me shokët/shoqet, përshkak të COVID-19).

Praktikoni ushtrime të vet-kuptuarit: të kuptuarit e vetës është me e trajtu veten si shokun më të mirë. Të bisedosh me vetën në atë mënyrë sikurse mund të bisedoni me një njeri për të cilin kujdeseni, zavendesoni kritikat ndaj vetës me mendime sikur I kuptoni ato sikur bashkëndjeni me vetën..

Praktikoni ushtrime të vetreflektimit: të jesh prezent në çdo moment ju ndihmon juve të reduktoni stresin. Praktikoni meditimin në të gjitha shqisat, çfarë jeni duke parë, duke dëgjuar, duke ndjerë apo duke shijuar në këtë moment?

Praktikoni mirënjohje për gjërat që I keni: një shembull I thjeshtë për të praktikuar mirënjohje/falenderime për 3 gjërat më të rendesishme për të cilat jeni falenderues çdo ditë.

Shmangia nga teknologjia: Nganjeherë rruga më e mirë për të rimbushur energjitë tona është të pushojmë nga përdorimi I teknologjisë.
Praktikoni frymëmarrje të thellë: filloni nga 5 minuta në ditë të praktikoni frymëmarrjen e thellë. Këta pak minuta mund të ju ndihmojnë juve të ngadalsoni qarkullimin e gjakut, ulni ritmet e zemrës. Ky ngadalësim mund të ketë efekte fizike kur ballafaqohemi me stresin.

Leximi: leximi mund të ju sjellë shumë përfitime. Të shkruarit mund të ju ndihmoj juve të paraqitni ndjenjat.

Praktikoni meditimin: gjeni disa minuta dhe pastroni mendjen nga të gjitha mendimet është një mënyrë shumë e mirë të praktikoni vet-kujdesin.

Praktikoni joga: joga ka një ndikim shumë të mirë në mirëqenjen tuaj emocionale dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe të stresit.

Kaloni kohë në natyrë: hulumtimet tregojnë që të kaloni kohë në natyrë mund të ketë përfitime të panumërta në shëndetin njerëzor. (në këtë situatë dalja në obor apo edhe në ballkon në air të pastërt mund të ndihmoj në uljen e nivelit të stresit.) (https://cmhc.utexas.edu/selfcare.html)

Shpresa Komani Frrokaj
Medica Gjakova

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *