Medica mondiale e. V. shënon vitin e 27 të krijimit

Me 4 prill, medica mondiale e. V. shënon vitin e 27 të krijimit. Që nga themelimi e deri më sot, ishte dhe do të mbetet organizata me qëllimin më të mirë për ti dhënë përkrahje të mbijetuarave të dhunës seksuale në tërë botën.
Dhuna seksuale që përdoret si mjet lufte është e dënueshme, por shumë pak njerëz janë dënuar për këto krime.
Vendi ynë Kosova u përball me këtë sfidë në vitet 1998-1999, dhe sot, plagën e këtyre 21 viteve ende edhe sot e kësaj dite e jetojnë shumë të mbijetuara, ato qëndrojnë në heshtje per shkak te stigmatizimit dhe paragjykimeve të shoqërisë.

medica mondiale e.V themeloj MEDICA-n në Gjakovë, për të i ndihmuar të mbijetuarave të kenë një vënd ku të gjejnë prehje, të shërojnë traumën dhe të fuqizohen, si dhe mm trajnoi stafin për të ngritur cilësinë e punës.

Ndihma e medica mondiale për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe.

Për këtë në emrin e të gjitha të mbijtuarave të dhunës seksuale, dhe në emër të stafit të Medica Gjakovës, ju urojmë punë të mbarë, shëndet dhe shumë suksese në punën tuaj.

Dua të falënderoj Dr. Monika Hauser, e cila ka qenë shembulli më i mirë për të gjithë ne për përpjekjet e saj të palodhshme dhe kontributin e vyer për gratë e mbijetuara në Kosovë, në Ballkan dhe në mbarë botën. Unë dua të e falënderoj atë gjithashtu që më frymëzoi mua dhe kolegët e mia për të besuar në mënyrë të vendosur që gratë ja dalin!

Unë do të doja të falënderoja shumë stafin e shkëlqyeshëm të medica mondiale e.V.

Vazhdoni!

Faleminderit për punën tuaj të shkëlqyeshme! Së bashku, do të jemi më të forta dhe do të ju sigurojmë të mbijetuarëve përkrahje të vazhdueshme.

Urime përvjetori medica mondiale!

Faleminderit për përkrahjen

Linda dhe Stafi i Medica Gjakovës

🍀

This post is also available in: English

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *