“Gatimi i vërtetë nuk ka të bejë aq me ndjekjen e recetave, sa ka të bëjë me të ndjekurit e zemrës”
Përgatitja e ushqimeve për fazën finale të vlerësimit të trajnimit të kuzhinës i cili u mbajt në Qendren e Aftësimit Profesional në Pejë – Drejtimi Kuzhinë, aktivitet ky i cili u realizua nga Shoqata e Grave Medica Gjakova në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës dhe u mundësua nga GIZ Kosovo.
Nën udhëheqjen e trajneres profesionale Erodita Tatlixhi, pjesëmarrëset arritën të zgjerojnë tutje njohuritë e tyre të gjertanishme në artin e kuzhinës, si dhe të mësojnë receta të reja dhe sekrete të zanatit, të cilët do të i përfshijnë në sukseset e tyre të ardhshme, punësim apo vetëpunësim!
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!