THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM PËR TRAJNIME

Bashkojuni trajnimeve për “Tharje të frutave dhe bimëve” ose për “Përpunimin dhe Prodhimin e mjaltës”, dhe mësoni se si të krijoni rrugën tuaj të suksesit.
Shoqata e Grave “Medica Gjakova” përkrahur nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe të Drejtat e tyre” shpall thirrjen për aplikim në këto aftësime profesionale:
● Tharja e frutave dhe bimëve
● Përpunimi dhe prodhimi i mjaltës
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i mundësive të jetesës për gratë dhe vajzat në rajonin e Dukagjinit në Kosovë (SGBV dhe anëtarët e familjes së tyre) duke promovuar mundësi punësimi duke kontribouar kështu në krijimin e një jetese më të mirë.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha vajzat/gratë pa dallim, duke filluar nga mosha 18 vjeqare; poashtu këto gra duhet të jenë të gatshme të udhëtojnë dhe të përcjellin programin e trajnimeve professionale në Gjakovë.
Janë gjithsejë 64 vende të lira për të dy trajnimet dhe inkurajohen të aplikojnë edhe të riatdhesuarit.
Si duhet të aplikoni dhe për më tepër informata:
Duhet të aplikoni në zyret e Medica Gjakovës apo përmes emailit apo edhe të na shkruani në rrjete sociale.
Medica Gjakova
Rr. Fadil Nimani Nr. 34, 50000 Gjakovë Email: dorinababuni@gmail.com apo laura.qarkaxhija@gmail.com
facebook: Medica Gjakova
Tel: +383 (0) 390 326 812
Mob: +383(0) 45 662 573
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *