MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES TË ODËS SË MJEKËVE TË KOSOVËS DHE SHOQATËS SË GRAVE “MEDICA GJAKOVA”

Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Shoqata e Grave “MEDICA GJAKOVA” nënshkruan memorandum mirëkuptimi. Ky Memorandum synon bashkëpunimin e palëve në këtë memorandum lidhur me implementimin e projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor ndaj traumave për gra dhe vajza të mbijetuara të dhunes në baza gjinore dhe të dhunës seksuale”, i cili synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike për gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale dhe implementohet në dy komuna në atë të Gjakovës dhe Prizrenit.

Projekti i cili është lëndë e bashkëpunimit në mes të palëve në këtë memorandum, dhe i njëjti synon përfshirjen e Rreth 15 Qendrave të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe Prizren, si dhe Spitalet e përgjithshme të Gjakovës dhe Prizrenit të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt në këtë projekt.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *