Takim me gratë sipërmarrëse nga Shqipëria
Me qëllim të rrjetizimit të grave në biznes nga Kosova dhe Shqipëria, Medica Gjakova bashkë me gra të tjera sipërmarrëse te Komunës së Gjakovës u takuan me gratë sipërmarrëse nga Shqipëria, takim ky i organizuar nga Komuna e Gjakovës, në fabrikën Comodita. Takimi u organizua me gratë që udhëheqin kryesisht biznese familjare, duke ndarë përvojat, eksperiencat dhe sfidat e bizneseve.
Perfaqësues në takim ishin Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon i prirë nga drejtoresha Ekzekutive, znj. Andriola Kambo, kryetarja e bashkisë së Bashkia e Roskovecit Majlinda Bufi, anëtare të Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri dhe përfaqësues komunal nga Shqipëra dhe përfaqësues Komunal nga Gjakova.
Udhëheqësja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon në fjalën e saj tha se janë në fazën e promovimit të platformës së re që do të ndihmojë bizneset të kenë më shumë lehtësira dhe ka për synim promovimin e vlerave shqipëtare në rajon dhe mundësite e zhvillimit të qyteteve shqipfolëse. Ndërsa drejtoresha operative në Comodita, Granita Bunari njoftoi unionin dhe pjesmarrësit në takim mbi koorporatën dhe punën që zhvillohet. Gratë sipërmarrëse pas bashkëbisedimit panë nga afër edhe ambientet dhe punën fabrikës Co







Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!