THIRRJE E HAPUR PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozita: Projekt Koordinatore/Zëvendësim

Medica Gjakova është organizatë feministe jo-fitimprurëse e cila synon te përmirësojë mirëqenien e grave dhe vajzave të prekura nga dhuna seksuale dhe dhuna në baza gjinore nëpërmjet qasjes holistike psikosociale, gjinekologjike, juridike dhe fuqizimit ekonomik, si dhe avokim e lobim në nivelin lokal dhe kombëtar për ri-integrimin e tyre në të gjitha sferat e jetës.
Për zyrën tonë në Gjakovë ne ofrojmë pozitë pune për:
Koordinatore e projektit, 1 pozitë me orar të plotë (40 orë në javë) – Për kohë të caktuar deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë.
Koordinatorja e projektit është përgjegjëse për planifikimin, realizimin, vlerësimin dhe raportimin e aktiviteteve të projektit në përputhje me rregulloret dhe kodet e organizatës.
Përvoja/njohuritë dhe aftësitë që kandidatja duhet të posedojë:
– Diplomë universitare në shkenca sociale.
– Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
– Njohuri të mira kompjuterike në programet e Microsoft Office dhe aftësi hulumtuese në Internet.
– Përvojë pune e preferueshme (2 vite).
– Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
– Të ketë fleksibilitet në orar.
– Të ketë aftësi organizimi dhe të jetë e motivuar për punë.
– Të posedoj patentë shoferi kategoria “B”.
– Të jetë feministe.
Të interesuarat të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në gjuhën angleze në e-mail: medica.gjakova@gmail.com.
Data e mbylljes së konkursit: 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data 05.07.2022 deri më 12.07.2022
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *