“Fuqizimi ekonomik dhe integrimi i grave”

Në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik dhe integrimi i grave” ,i cili implementohet nga Medica Gjakova dhe përkrahet financiarisht nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe UN Women, me datë 25 tetor 2017 u zhvillua trajnimi me temën: “Menaxhimi i biznesit dhe financat” për 20 gratë përfituese të granteve me qëllim krijimin e mundësive për vetëpunësim.

Momente nga trajnimet për punë dore dhe artizanate të cilat po vazhdojnë në kuadër të projektit për fuqizim ekonomik i cili implementohet nga Medica Gjakova në partneritet me medica mondiale e.V, financuar nga GIZ.
Të gjitha produktet e punuara shumë shpejt do të jenë të gatshme për treg.