“Fuqizimi Ekonomik dhe Integrimi i Grave”

Me sukses u finalizua projekti “Fuqizimi Ekonomik dhe Integrimi i Grave”.
Medica Gjakova në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik dhe integrimi i grave” bëri shpërndarjen e granteve tek 20 gra të cilat ishin përfituese direkte të donacioneve që kanë për qëllim krijimin e bazave për vetëpunësim të këtyre grave dhe zhvillimin e bizneseve të reja apo atyre ekzistues.
Fushat në të cilat i’u ofrua mbështetja grave janë: bletari, pulari, bujqësi, përpunimin e perimeve, rrobaqepësi, aksesorë punë dore, punë dore dekorative, gatime shtëpie, dhe sallone ondulimi, duke hedhur kështu edhe një hap më tutje drejt avansimit të fuqizimit të grave.
Përfitueset:
Përfitueset janë gra nga Rajoni i Dukagjinit, duke përfshirë komunat e Gjakovës, Prizrenit, Suharekës dhe Pejës.
Projekti implementohet nga Medica Gjakova dhe mbështetet financiarisht nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe UN Women.

Trajnimet për punë dore dhe artizanate, në kuadër të projektit për fuqizim ekonomik. Produktet të cilat po punohen shumë shpejt do të jenë të gatshme për treg!