Të Mos e Lëmë Askënd Prapa: Ndal Dhunën Ndaj Grave dhe Vajzave

Është dita e parë e fushatës “Kundër Dhunës në Familje”.

Gra, vajza, por edhe edhe burra, u mblodhën para pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në komunën e Gjakovës. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gra që përfaqësojnë shoqërinë civile, subjekte politike, në mesin e tyre edhe ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Në këtë ditë të shënuar, ato që folën para të pranishmëve, nuk lanë pa përmendur rastin e Sevdije Berishës, e cila ditë më parë u plagos deri në vdekje nga bashkëshorti i saj.

Në anën tjetër, Kusari-Lila, deputete në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se të gjithë ne kemi përgjegjësi për të ndaluar dhunën, duke shtuar se jemi larg barazisë.

Pas këtyre fjalimeve, gra, vajza dhe burra kanë vazhduar marshin me moton “Provo të ecësh me këpucët e mija. Edhepse dukej që qarkullimi i automjeteve nëpër qendër të Gjakovës nuk ishte bllokuar, kjo nuk i ndali marshuesit të cilët vazhduan deri në Carshinë e Vogël.

Ecja me taka “Provo të ecësh me këpucët e mija” është aktiviteti i parë, në kuadër të fushatës 16-ditëshe për vetëdijësim kundër dhunës ndaj gruas në familje, shoqëri, dhe vendpunime të tyre. Ky marsh u bë i mundur nga UN WOMEN, Mekanizmi për luftimin e dhunës në familje, dhe rrjetit “Qeliza”./Tv Syri Vision/