Fushata Bëhu zëri im

Presidentja e Kosovës (2011-2016) Znj. Atifete Jahjaga e pëkrahë fuqishëm edhe në mënyre te vazhdueshme fushatën Bëhu Zëri Im. … Ne duhet ti ndjekim dhe ti ndëshkojmë kriminelët e luftës. Ndërsa të mbijetuarëve ne duhet t’ju ofrojmë drejtësinë e mohuar për shumë vite…

Unë jam Zëri i Tyre – Znj. Mimoza Kusari Lila, kryetare e partisë politike Alternativa/ deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkrah fushatën Bëhu Zëri Im!

Bëhu Zëri Im, ishte qëllimi i vizitës së Presidentës Jahjaga, në zyrat e Medica Gjakova.

9 Qershor 2018, në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, shënon fillimin e kampanjës “Bëhu zëri im” e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi dhuën seksuale, luftimin e stigmës dhe paragjykimeve, si dhe informimin me proceduraat e aplikimit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Me pjesëmarrje të afro 1000 qytetarëve, figurave të shumta politike, aktivistë të ndryshëm etj,, kampanja e organizuar nga Medica Gjakova dhe KRCT, shënon një fillim të suksesshëm drejt iniciativës humane për të mbështetur jetën pas dhunës seksuale për të mbijetuarit.

Përmbledhje nga lansimi i kampanjës “BËHU ZËRI IM”, 19 Qershor 2018, organizuar nga QKRMT dhe Medica Gjakova, në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte.

Nē RTK ne emisionin 10 minuta, me moderatoren Shqiponjë Osmanaj.
Kampanja Bëhu Zëri Im! Be My Voice!

Ne emisionin “Perballje” me gazetar Muhamet Hajrullahu ne RTV Dukagjini, eshte diskutuar per te mbijetuarit e dhunes seksuale gjate luftes ne Kosove.
Per kete teme kane folur:
* Leonita Gojani – Psikologe ne Medica Gjakova.
* Lirije Kajtazi, deputete- Kuvendi i Kosoves.
* Jeta Krasniqi – Komisioni per Verifikimin dhe Njohjen e Statusit per te Mbijetuarit e Dhunes Seksuale gjate Luftes ne Kosove.
* Selvi Izeti – Psikologe ne KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims.

Në kuadër të fushatës “Bëhu Zëri Im”, u arrit një marrëveshje për bashkëpunim me Qendrën Gratë në Shërbim Publik – nga Tirana.
Zëri i grave do dëgjohet përtej kufijëve.

Ne linkun ne vijim kallxo.com mund te gjeni prononcimin e Drejtoreshës së Medica Gjakova ne lidhje me procesin e verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Znj. Mimoza Kusari Lila tha “Mbështes fushatën #bëhuzëriim për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ato gra dhe vajza janë ndërgjegja jonë e vrarë, obligimi dhe përgjegjësia jonë. Ato kurrë nuk kanë qenë fajtore, ato janë viktima në mungesë të mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti. Tani jemi në momentin kur asgjë nuk bën të kthej procesin prapa. Kemi obligim ndaj tyre, kemi obligim ndaj vuajtjes dhe tmerrit që përjetuan dhe me të cilin jetuan tash e sa vite. Faleminderit #MedicaGjakova që më ofruat mundësinë të jap pak zë fushatës tuaj”.