Puna e Medica Gjakovës prezantohet në trajnim në Itali-Torino, Gender Academy ITCILO

Foto gjatë pjesëmarrjes së stafit të GIZ në Kosovë në trajnim në Itali-Torino, Gender Academy ITCILO, ku prezantuan historinë e Kosovës, punën e pandalshme të Medica Gjakovës me të mbijetuara të dhunës në baza gjinore gjatë luftës në Kosovë si dhe integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetes shoqërore.

Në këtë event u prezantuan produktet artizanale të grave anëtare të Medica Gjakovës, prandaj falenderojmë publikisht zonjën Nebahate Maqedonci dhe GIZ në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre grave në punën dhe zhvillimin e tyre të përditshëm.