Sot përfundoi cikli i trajnimeve për qasje sensitive ndaj stresit dhe traumës në kuadër të THTP-III si dhe përgatitja e trajnerëve për fillimin e trajnimeve për 140 profesionistë shëndetësor nga komunat: Pejë, Mitrovice, Klinë dhe Istog.
QKMF-të dhe Spitalet regjionale do të ofrojnë qasje më sensitive për të mbijetuarat e Dhunës në Baza Gjinore dhe dhunës seksuale.
Në të njejtën kohë profesionistët shëndetësorë do të praktikojnë teknika të vetkujdesit, gjë që do të ndikojë në vetëvlerësim dhe ngritje të cilësisë në punë.