Medica Gjakova, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ Kosova, ka organizuar trajnimin për Ndërmarrjet Sociale me të rinjtë nga e gjithë Kosova

Medica Gjakova, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ Kosova, ka organizuar trajnimin për Ndërmarrjet Sociale me të rinjtë nga e gjithë Kosova. Gjatë këtij trajnimi, të rinjtë kanë marrë njohuri në lidhje me modelin e Ndërmarrjeve Sociale në vendet e zhvilluara në rajon, si dhe për procedurat e regjistrimit të tyre në Republikën e Kosovës, që tashmë ka krijuar një sistem për regjistrimin e Ndërmarrjeve Sociale në territorin e saj.

Në kuadër të zhvillimit të trajnimit, janë formuar tre grupe pune të cilat kanë shpikur tre ide për Ndërmarrjet Sociale në Kosovë. Ne besojmë se këto ide kanë potencial për të zhvilluar më tej dhe për të marrë mbështetje për zbatimin e tyre nga autoritetet dhe strukturat përkatëse, si dhe nga investitorët e tjerë.