Medica Gjakova, e mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovë, ka organizuar sesionin e trajnimit për Marketing Digjital dhe Shitje Online.

Medica Gjakova, e mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovë, ka organizuar sesionin e trajnimit për Marketing Digjital dhe Shitje Online.

Këto trajnime, të mbajtura për të rinjtë nga e gjithë Kosova, ofruan një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e ideve inovative dhe fitimin e aftësive të reja.

Një pjesë e rëndësishme e këtyre trajnimeve ishte edhe vizita në dyqanin e Medica Gjakova, ku pjesëmarrësit panë nga afër zbatimin praktik të atyre që mësuan dhe morën frymëzim për të ardhmen e tyre profesionale.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe energjinë e tyre, si dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.