Gjatë vizitës sonë të fundit të shkëmbimit kolegë-me-kologë, anëtarët e Rrjetit të Grave Qeliza, Medica Gjakova dhe Shtëpia e Sigurt Gjakova, të përfaqësuar nga drejtorët e tyre ekzekutiv dhe koordinatori i Rrjetit Qeliza, morën pjesë në diskutime me disa OJQ në Zagreb.
Ne vizituam Centar za Žene Žrtve Rata - ROSA dhe Shtëpinë Autonome të Grave në Zagreb, ku eksploruam aktivitetet e përbashkëta dhe adresuam sfidat me të cilat përballen gratë e mbijetuara të luftës, dhunës në familje dhe dhunës seksuale dhe me bazë gjinore (SGBV). Gjithashtu, u takuam me Shoqatën Shkendija, duke u fokusuar në situatën e komunitetit shqiptar në Zagreb, veçanërisht të drejtat dhe statusin e grave si minoritete.
Ky shkëmbim, i organizuar nga Rrjeti i Grave Qeliza dhe i mbështetur nga EIZ, ishte i paçmuar në forcimin e përpjekjeve tona bashkëpunuese për të mbështetur të drejtat e grave dhe adresimin e këtyre çështjeve kritike.