Rreth Nesh
Medica Gjakova (MGJ) u themelua në korrik të vitit 2011 si një organizatë joqeveritare
Rreth Nesh
Medica Gjakova (MGJ) është themeluar në korrik të vitit 2011 si organizatë joqeveritare nga një grup individësh të përkushtuar të cilët kanë punuar së bashku që nga gushti i vitit 1999 në Gjakovë dhe zonat përreth, në kuadër të Medica Mondiale (MM). Misioni i organizatës është “të përmirësojë mirëqenien mendore dhe fizike të grave të traumatizuara, me fokus të veçantë tek ato që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe të ndikojë në politikat sociale për të mbështetur mirëqenien e këtyre të mbijetuarve dhe integrimin e tyre në të gjitha fushat e jetës”.
Për të arritur këtë mision, stafi drejtues dhe profesional në MGJ implementojnë aktivitete themelore si këshillimi psikologjik dhe gjinekologjik, si dhe shërbime që synojnë fuqizimin ekonomik. Përveç këtyre shërbimeve thelbësore, MGJ kryen gjithashtu avokim social dhe politik për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë dhe politikëbërësve për sfidat me të cilat përballen gratë e mbijetuara të krimeve të luftës, duke theksuar nevojën për politika që sigurojnë mirëqenien dhe integrimin e tyre social. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve të kombinuara, MGJ ka ndihmuar gratë të përballen me stigmën sociale dhe të sfidojnë temat tabu që ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave.
Bashkëpunimi
30+ kompani
Bashkëpunimi
30+ kompani
Bashkëpunimi
30+ kompani
Misioni Ynë
MGJ në rolin e akterit kryesor në nivel kombëtar drejtë mbrojtjes së të drejtave të grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna, në dhuna e seksualizuar dhe dhuna në baza gjinore (SGBV).
Te mbijetuarit/at e dhunës së seksualizuar dhe dhunës në bazë gjinore të jetojnë në një shoqëri pa dhunë ku trajtohen të barabarta me respekt, dinjitet dhe drejtësi.
Mbështetësit Tanë