Medica Gjakova, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ Kosovo, ka organizuar suksesshëm trajnimin për Rrobaqepsi Industriale në bashkëpunim me Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë, në kuadër të projektit "Koha e Grave të Fuqishme".
Përmes këtij trajnimi të rëndësishëm, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të zhvillojnë aftësitë themelore në rrobaqepsi industriale dhe prodhimin e veshjeve.
Me mbështetjen e instruktorëve profesional sikurse Fatmire Bytyqi dhe partnerëve tanë të ngushtë si Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë udhëhequr nga Arbër Zhubi, secili pjesëmarrës jo vetëm ka përmirësuar artin e tyre, por gjithashtu ka fituar njohuri të rëndësishme për industrinë e modës dhe tekstilit.
Ky program ka qenë më shumë se një trajnim; ka qenë një udhëtim i fuqizimit dhe ndërtimit të aftësive. Jemi shumë krenar për të gjithë pjesëmarrëset për angazhimin dhe durimin e tyre gjatë këtij procesi.