Gjatë punëtorisë dyditore, partnerët e platformës "Be My Voice" - QKRMT, Medica Gjakova, QPDG, Medica Kosova u angazhuan në diskutime të thella dhe relevante me fokus në forcimin e partneritetit, planifikimin e Strategjisë së Avokimit dhe Parimet e Platformës. Ky aktivitet ka për qëllim avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar praktikat dhe standardet më të mira në lidhje me punën me dhunën seksuale gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ky aktivitet u mbeshtet nga BMZ dhe Medica Mondiale.