Është koha për të thyer stigmën rreth të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit (CRSV).
Shumë shpesh, të mbijetuarit përballen me turp dhe heshtje, kur ajo që me të vërtetë meritojnë është ndjeshmëria, mirëkuptimi dhe mbështetja jonë e palëkundur.
Të gjithë ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm për të krijuar një mjedis mbështetës për ata! Disa nga ato mënyra janë:
- DËGJOJMË PA GJYKUAR: Le të krijojmë hapësira ku të mbijetuarit ndihen të sigurt për të ndarë përvojat e tyre pa frikë se mos fajësohen apo gjykohen.
- BESOJMË DHE VLERËSOJMË: Të besojmë të mbijetuarit kur ata ndajnë historitë e tyre. Vlerësimi jonë ka (vlerë) shumë të madhe në udhëtimin e tyre drejt shërimit!
- EDUKOJMË VETEN: Dija është fuqi. Le të mësojmë për efektet dhe realitetin e CRSV-së dhe ndikimin që ajo ka tek të mbijetuarit dhe komuniteti. Kur e kuptojmë dhe e dimë çështjen, ne mund të avokojmë më mirë për ndryshim.
- THYEJMË HESHTJEN: Heshtja vetëm sa përkeqëson stigmën rreth CRSV-së. Le të flasim dhe të sfidojmë qëndrimet dhe sjelljet e dëmshme që kontribuojnë në kulturën e heshtjes.
Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku të mbijetuarit e CRSV-së marrin dhembshuri, pranim dhe mbështetje. Le të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe të punojmë drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe stigmë.