Më 19 qershor, anëtarët e platformës "Bëhu Zëri Im" Medica Gjakova KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims QPDG - Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave dhe Medica Kosova shënuan Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt me një aksion rrugor. Ne kemi dalë në rrugë për të dërguar telegrame nga të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV). Këto mesazhe, duke i bërë jehonë përvojave të resiliences, fitores dhe ankthit të të mbijetuarve, janë pjesë e përpjekjes sonë kolektive për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar stigmën që rrethon këta individë të guximshëm. Qëllimi ynë është të nxisim një komunitet mbështetës që jo vetëm të kuptojë, por të jetë pjesë aktive në reduktimin e stigmës me të cilën përballen të mbijetuarit. Këto mesazhe janë shpërndar nëpër komuna të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin, Drenasin dhe Skënderajn.
Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim. Bashkohuni me ne në këtë kauzë jetike dhe na ndihmoni të përhapim fjalën.
Kjo fushatë mbështetet nga UNMIK - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë