“Ngjyra portokalli duhet të njihet si ngjyrë vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi se asnjë individ nuk ka të drejtë të përdorë dhunë, ndëshkim apo nënshtrim ndaj askujt”

“Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të respektohen, të jetësohen dhe të mos shkelen. Është e rëndësishme që ato të fuqizohen për të raportuar dhunën në baza gjinore”

“Të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës kanë të drejtë të aplikojnë për njohje të statusit dhe meritojnë të i gëzojnë të gjitha benificionet tjera që ju takojnë me ligj”

“Fuqizimi ekonomik i gruas, përmirëson pozitën e saj në familje, shoqëri dhe komunitet”

“Gratë dhe vajzat në Kosovë meritojnë të jetojnë në një shoqëri pa dhunë, të jenë të respektuara dhe të ndjehen të barabarta”