Vizita nga z. Ogasawara Mitsunori dhe znj. Atifete Jahjaga.

ishim te nderuara nga vizita e të ngarkuarit me punë të Ambasadës Japoneze në Kosovë z. Ogasawara Mitsunori, dhe Presidentes së katërt të Kosovës znj. Atifete Jahjaga.
Gjatë vizitës në Medica Gjakova, drejtoresha znj. Mirlinda Sada njoftoj z. Mitsunori dhe znj. Jahjaga me punën e organizatës, të arriturat, sfidat, sukseset e deritanishme, si edhe nevojën për të vazhduar më tutje.
Të pranishmit u takuan me të mbijetuarat të cilat ndanë pak nga përjetimet e tyre, si janë ndier menjëher pas luftës dhe si ndihen tani , treguan se sa shumë u ndihmon Medica Gjakova në trajtimin e traumave të shkaktuara gjatë luftës dhe pas saj.
Pas takimit në Qender të MGJ, vazhduam vizitat në dyqanin e Medica Gjakovës ku z. Mitsunori dhe Znj. Jahjaga u njoftuan me punën në dyqan, produktet bujqësore dhe artizanale të punuara nga gratë si edhe fuqizimin e tyre në kuadër të sektorit ekonomik të MGJ.
Më pastaj vizituam Tharsen e frutave dhe bimëve mjeksore dhe Qumshtoren Ada, me të cilën Medica Gjakova bashkëpunon në kuadër të fuqizimit ekonomik të grave dhe familjeve të tyre. Në qumështore të pranishmit u njoftuan për mënyrën e prodhimit të produkteve, bashkëpunimin me Medica Gjakova dhe shijuan produktet natyrale të bëra nga gratë punëtore në Qumështoren Ada.
Falenderoj z. Ogasawara Mitsunori dhe z. Atifete Jahjaga për vizitën dhe interesimin e tyre. Shpresojmë në bashkëpunim në përkrahje të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *