Ftesë për pjesëmarrje në takim virtual me Igballe (Igo) Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës!

Si pjesë e projektit për Fuqizim të të Rinjëve për një të Ardhme të Qëndrueshme dhe Paqësore në Kosovë, të mbështetur nga UN Women Kosovo, Kosova Women’s Network (RrGK) po vazhdon me implementimin e aktiviteteve me qëllim inkurajimin e vajzave për t’u përfshirë në procese të paqes dhe sigurisë.
Vajzat nga mosha 15-29 vjeçare nga komuna e Gjakovës janë të ftuara të marrin pjesë në këto takime ku do të njoftohen më shumë me përpjekjet e grave aktiviste përgjatë viteve për arritjen e barazisë gjinore në institucione dhe me rrugët që kanë përdorur ato për t’i arritur këto qëllime etj.
Ky takim do të shërbejë për inkurajim të tyre për të qenë pjesë e pozitave vendimmarrëse dhe proceseve që shoqëria jonë (dhe jo vetëm) historikisht u’a ka besuar burrave.
Takimi mbahet të enjten, me datë 25 qershor nga ora 12:00 përmes platformës Zoom.
Të interesuarat mund të lajmërohen tek Medica Gjakova përmes Facebook-ut, Instagram-it apo Email-it.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *