200 pako shpërndahen për të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në këtë kohë të pandemisë COVID-19, në kuadër të Iniciativës “ Besa për Kosovën”, organizata Germin, ndihmon Komunën e Gjakovës më 200 pako me produkte bazë ushqimore dhe higjienike. Nga të cilat 80 pako do të shpërndahen nga Medica Gjakova për të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërsa 120 të tjera nga Kuvendi Komunal – Gjakovë për familje që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike. Sihana Bejtullahu sot u dorëzoj produktet bazë ushqimore dhe higjienike përfaqësuesve Kuvendit Komunal Gjakove dhe përfaqesuesëve të Medica Gjakova.
Në ditët në vijim produktet do të paketohen nga zyrtar të Kuvendit Komunal dhe të Medica Gjakovës dhe pastaj do të dorëzohen te familjet në nevojë.

Faleminderit diaspora e Kosovës, faleminderit GERMIN për përkrahje, u jemi mirënjohëse🙏
Faleminderit Kuvendi Komunal Gjakovë për bashkëpunim!

#RRINSHPI #PAPANIKË

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *